Raporti për kanabisin, Manjani: Qeveria i shpalli luftë edhe CIA-s

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke iu referuar të dhënave të publikuara në raportin e CIA-s për kanabisin dhe sqarimit të Qeverisë e cila mohoi të kishte ndonjë raport të ri që prej vitit 2017, e cilëson qëndrimin e qeverisë si “shpallje lufte ndaj CIA”.

Komenti i Manjanit

I shpallën luftë edhe CIA-s?!

Sqarimi më qesharak i mundshëm i Ministrisë së Brendshme.

Me pak fjalë Xhafa thotë:

“Ku di CIA se ç’është tagjia (hashashi)”.

Që nga viti 1990 nuk kishim dëgjuar kësi sqarimesh kundër “forcave imperialiste”.