Pjanic zgjat “martesën” me Juventusin

Pas mbylljes së merkatos, Juventusi është fokusuar në organikën aktuale, me bardhezinjtë që kanë nisur rinovimet me “xhevahirët” e saj.

Duke filluar me atë të Miralem Pjanic, një nga emrat më të nxehta në muajt e fundit. Boshnjake u takua me drejtuesit e bardhezinjve për të rregulluar detajet e fundit të zgjatjes dhe javën e ardhshme pritet që mesfushori të nënshkruajë për të qëndruar te Juve deri në vitin 2023 me një kontratë prej 6.5 milionë euro në vit.

Kontrata e tanishme e boshnjakut, në fakt, skadon në vitin 2021 dhe ajo e re që do të nënshkruajë këtë javë do ta lidhë atë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2023 me një rritje të konsiderueshme të pagës.

Një goditje e madhe e Juves, i cili vendosi të përballojë sulmet e klubeve më të mira të Europës. Interes për Pjanic kishin shfaqur skuadra si Barcelona, Reali i Madridit, Chelsea apo dhe Manchester United.