LRI në Jalë, Kryemadhi: Rinia, forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim, tashmë e kanë bërë traditë që në çdo sezon veror mblidhen të gjithë bashkë në Jalë, ku përveç argëtimit dhe lodra zbavitëse ata organizohen në grupe edhe për të pastruar mjedisin.

Këtë sezon LRI ka nisur të pastrojë plehrat që la panë pas të rinjtë e FRESSH, të cilët mesa duket shkojnë në jug vetëm për të shijuar detin me paratë e qeverisë dhe jo për të dhënë kontribut për shoqërinë.

Një përshëndetje e veçantë për të rinjtë e LRI-së ka ardhur edhe nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila përmes një video-postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thekson se rinia do të jetë “forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin”.

Komenti i Kryemadhit

Si çdo vit i nxehti i stinës do të freskohet me energjinë e LRI-së në Jalë.

Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes. Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm. Janë ditët dhe netët, kur edhe ne që jemi aty për t’i ndihmuar, dëgjojmë dhe mësojmë shumë për rininë, kërkesat dhe dëshirat e saj. Për ti dhënë këtij vendi një mundësi më të mirë, një shans më shumë dhe këtë padyshim do e bëjnë të rinjtë.  Me urimin për të kaluar ditë sa më energjike dhe të vlefshme i uroj LRI-së suksese në trajnimin e të rinjve, që do të jenë forca dhe motivimi ynë për betejat që na presin.

Për më shumë shihnin fotot e mëposhtme: