Livepooli vijon ecurinë perfekte, mund edhe Crystal Palece (VIDEO)

Liverpooli konfirmohet si një ndër skuadrat pretendente për të fituar titullin këtë sezon. “The Reds” kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në kampionat ndaj Crystal Palace, minimalisht 2-0.

Skuadrës së Klopp i ka mjaftuar një penallti, e kthyer në gol nga Milner në minutën e 45-të dhe e fituar nga Mohamed Salah. Vendasit u munduan që të reagonin, por Liverpooli ishte i vendosur mjaft mirë në fushë, ndërkohë që Alisson bëri disa pritje të shkëlqyera.

Crystal Palace mbeti me një lojtarë më pak në 15 minutat e fundit pasi Wan-Bissake ndali Salah kur po shkonte drejt portës. Në minutën e tretë shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë, Mane shënoi edhe golin e dytë. Ekipi i Klopp është i vetmi që ende nuk ka pësuar gol këtë sezon ./Koha Jonë/