Ish-ministri i PD: A ka qenë Taulant Balla në Korfuz me Edmond Begën?

Ish-ministri i drejtësisë, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga policia e shtetit, e cila sot e shpalli të ‘pafajshëm’ trafikantin Edmond Bego, i cili është arrestuar në Greqi, pas urdhër ndalimit të lëshuar nga drejtësia italiane.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i kërkon policisë shqiptare të sqarojë shqiptarët se gjatë kohës që Bego ka qenë me pushime në Korfuz a ka qenë me të dhe deputeti Taulant Balla.

Deklarata e Gazmend Bardhit:

U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!

Mqs u zgjua, a mund te na thote: Policia greke me cilin emer dhe mbi bazen e cilit urdher kerkimi nderkombetar e ka arrestuar? Pse e mban ende ne burg?

Dhe mqs i ka hyre verifikimit te sistemit TIMS, te na thote mos ka qene edhe Taulant Balla per pushime ne Korfuz ne te njejten kohe?!

Shpresojme qe per pergjigjen e radhes qytetaret te mos presin edhe 2 dite te tjera!