Inter befasohet sërish nga Rafinha, i prish planet e merkatos

Një tjetër lajm i keq për Interin nga Spanja. Sipas sajtit katalanas RAC1, babai i Rafinhës është në Sevilla për të finalizuar marrëveshjen me Betisin. Një goditje e dyfishtë negative për zikaltërit, pasi kjo marrëveshje do të mbyllë edhe çdo mundësi për kalimin e Joao Marios te ky klub, teksa në orët e fundit ishte arritur një akord.

Rafinha në këtë mënyrë rrezikon që Rafinha që të kthehet në një mallkim për Interit. Joao Mario u pa si një mundësi e mirë për të arkëtuar disa të holla më shumë në merkato, por tashmë do të jetë e vështirë për të gjetur një ekip për të. /Koha Jonë/