I theu hundën, portieri zbulon mesazhin që i ka dërguar Ronaldo

Stefano Sorrentino “thërret”, Cristiano Ronaldo i përgjigjet menjëherë. Kështu ka shkuar mbrëmja e djeshme për portierin e Chievos, i cili në “Aspettando Pressing” në Canale 5 u shpreh se portugezi ende nuk e kishte kontaktuar pas përplasjes. Ka vonuar vetëm disa minuta dhe në telefonin e portierit ka mbërritur mesazhi i Cr7 me teksk: Shërim të Shpejt!

I menjëhershëm ka qenë sërish reagimi i Sorrentinos në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një legjendë: Kam marrë një mesazh për dëmtimin nga ana e Cristiano Ronaldos. Faleminderit legjendë!