”Fake” nga Tayna (VIDEO)

Edhe pse është një artiste e re në tregun muzikor shqiptar, Tayna ka arritur të shndërrohet menjëherë në qendrën e vëmendjes falë talentit të saj. Kjo verë do të mbahet mend gjatë si “fenomeni” që me dy këngë, pati koncerte më shumë sesa koelget e saja që kanë vite në treg.

“Columbiana” është kënga që e çmendi të gjithë të rinjtë këtë verë. Fjalët e saj kishin mbetur si refren në mendjen e çdokujt dhe ishte vërtet fiksim. Mirëpo bëni mirë të mësoheni me zbehjen e asaj kënge, pasi radha i erdhi hitit tjetër. Reperja sapo publikoi këngën “Fake” dhe qenka një fiksim i vërtet.

Teksti u drejtohet të gjithë atyre që e kanë zili reperen dhe sipas saj, nuk e arrijnë dot pasi janë fallco. Kjo këngë ka ardhur shumë më ndryshe nga këngët e tjera, pasi që Tayna këtu më shumë këndon në anglisht e spanjisht, sesa në shqip.

Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Dorontina, është duke shijuar suksesin e këtyre dy projekteve muzikore por nga ana tjetër ajo vazhdon të jetë tepër e angazhuar me koncerte në mbarë vendin.