Deri më 12 dhjetor keni kohë t’i ruani të dhënat tuaja pasi WhatsApp do t’i fshijë ato

Aplikacioni WhatsApp, i cili ka mbi 1.5 miliard përdorues në muaj, punon me shumë të dhëna në formë mesazhi, imazhe, video dhe audio, andaj është duke punuar me Google për të ofruar rezerva.

Lajm i mirë është se Google ka rënë dakord të lejojë përdoruesit e WhatsAppit që të mbështesin llogaritë e tyre pa pasur nevojë t’i tërheqin ato nga hapësira e lirë prej 15 GB.

Ndërsa, lajm i keq është se kjo valë e re e backup-it mund të vrasin të dhënat më të vjetra. Nëse nuk bëni një kopje rezervë deri më 12 dhjetor, mund të humbisni gjithçka.

Marrëveshja e re midis WhatsAppit dhe Googlet do të thotë që të gjitha mesazhet, imazhet, videot dhe regjistrimet audio do të jenë të sigurta pa pasur nevojë të shpenzojnë hapësirë në Google Drive.
Si të ruani të dhënat tuaja të WhatsApp-it:

Fillimisht, sigurohuni që keni konfiguruar Google Drive në telefonin tuaj.

Nga WhatsAppi shkoni te Menu, Settings, Chats dhe pastaj Chat backup. Zgjidhni Back Up dhe ju automatikisht do të shihni që çdo gjë po ruhet në Google Drive.

Vini re që disa nga llogaritë e WhatsApp-it mund të bëjnë ruajtjen e të dhënave vetëm me Wi-Fi, ndaj sigurohuni që jeni të lidhur me të para se të nisni.