Arrestohet “skifteri” i Vlorës! Bënte namin me vjedhje në qytet

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e disa vjedhjeve në qytet. Në pranga është vënë shtetasi Vasil Papa, 19 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik që kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur tre kaçavida dhe dy pasqyra automjeti, të cilat pas verifikimeve përkatëse rezultuan se i kishte vjedhur tek automjeti tip Benz në pronësi të shtetasit M.D, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë shtetas ka rezultuar se Vasil Papa është gjithashtu autorë  i 4 vjedhjeve të tjera të kryera në qytet.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.