Urimi i Monikës për Gonin dhe Belma

Monika Kryemadhi ka postuar në profilin e saj në facebook këtë urim shoqëruar me një video:

Shumë urime Xheni dhe Ergi!
Sot i thatë “Po” njëri-tjetrit. Të trashëgoheni e qofshi të lumtur së bashku, pavarësisht betejave e sfidave të forta që ju presin në jetën tuaj të saponisur si një çift i ri, e së shpejti si një familje.
Goni e Belma, e di që sot përveçse një ditë e mbushur me emocion e lumturi, është edhe e vështirë për ju, siç është për çdo prind. Zoti e gëzoi Xhenin në krahët e Ergit, shpresoj të jenë të lumtur dhe ta shtojnë familjen tuaj me nipa e mbesa.