Tradita kineze vjen në Tiranë, shikoni çfarë po ndodh në Parkun e Madh

Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër hapësirë çlodhëse. Kësaj here një nga simbolet e Kinës, një objekt krejt origjinal që sjellë traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri dhe që do të shërbejë si një vend relaksi por edhe bisedash mes miqsh.

Në bashkëpunim me ambasadën kineze në Tiranë, ka nisur ndërtimi i një objekti të veçanta në stilin kinez dhe që do të quhet “Bisedka kineze”.

Lajmin e bënë të ditur vet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, e cila informon gjithashtu se materialet për këtë objekt është sjellë enkas nga Kina dhe po montohet në bashkëpunim me specialistët kinez.

“Drejt përfundimit Bisedka më speciale në Parkun e Madh! Një bashkëpunim me Ambasadën Kineze, ndërtimi nën kujdesin e miqve kinezë dhe APR, materialet enkas nga Kina për Parkun e Madh! Pavioni Rekreativ i dedikohet miqësisë 🤝 Kinë-Tiranë! Relaks e atmosferë ZEN në zemër të Parkut, në shëtitoren buzë liqenit!”, shkruan APR në faqen e saj në facebook.