Moti surprizon gjatë ditës, sinoptikanët paralajmërojnë

Pas të nxehtit afrikan, vendi është përfshirë nga reshje lokale shiu.

Moti do të mbetet i paqëndrueshëm edhe ditën e sotme, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me diell  ndërsa gjatë pjesës se dytë të ditës vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore dhe zonën qëndore.

Sipas Meteoalb era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndi  me shpejtësi  8-10m/sek në bregdet.

Valëzimi do të  jetë i forcës  3 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat  malore         16/33°C

Zonat e  ulëta           19/36°C

Zonat  bregdetare    21/35°C