Grabitja e karburantit në Lezhë, policia: Autori plagos rojen në këmbë

Një rojë karburanti ka mbetur i plagosur gjatë grabitjes që iu bë mbrëmë rreth orës 22:30 minuta pikës ku ai punonte.

Grabitësi i cili ka qenë i maskuar dhe me një automjet pa targa është përleshur me rojën e pikës së karburantit në rrugën dytësore Lezhë-Rrile duke e lënë të plagosur.

Roja është dërguar menjëherë drejt spitalit të Tiranës ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë që janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka qenë i vetëm, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë nëse mund të bihet në gjurmët e autorit.

Grabitësi ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe është larguar, por ende nuk është saktësuar edhe vlera që i është marrë pikës së karburantit.

Lezhë

Informacion papraprak

Më datë 18.08.2018, rreth orës 22:50, në aksin rrugor rural Lezhë – Rrilë, tek një karburant,një person për të cilin vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij, ka hyrë për të vjedhur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.P., punonjës në karburant, i cili  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.