Grabitet karburanti në Lezhë, plagoset roja gjatë përleshjes

Një roje karburanti ka mbetur i plagosur gjate grabitjes qe iu be mbrëmë rreth orës 22:30 minuta në Lezhë.

Grabitesi i cili ka qene i maskuar dhe me një automjet pa targa është përleshur me rojën e pikës se karburantit ‘Emanuel Gaz’ ne rrugen dytesore lezhe-rrile duke e lenë te plagosur.

Roja është dërguar menjëherë drejt spitalit te tiranes ndersa ne vendngjarje kane mbërritur menjëherë forcat e policise qe kane mbërritur menjëherë forcat e policise qe jane vene ne ndjekje te autorit, i cili ka qene i vetëm, ndërsa jane sekuestruar kamerat e sigurise per te pare nese mund te bihet ne gjurmët e autorit.

Grabitesi ka mundur te marre një sasi te konsiderueshme parash dhe eshte larguar, por ende nuk është saktësuar edhe vlera qe i eshte marre pikes se karburantit.