Fuga: Çfarë na ka gjetur? Trena s’ka dhe përditë të aksidentuar nga treni

Akademikut Artan Fuga, i ka tërhequr vëmendjen një fenomen që po ndodh shpesh kohët e fundit: Aksidentet nga treni! Me ironi të hollë dhe pa kursyer ata qeveritarë që premtuan hekurudhat dhe rikthyen vetëm imazhin e trenit me avull, shkruan sot në Fb:

“Çfare na ka gjetur? – Ne kemi hekurudhë, por nuk kemi trena. Nuk kemi trena, por kemi drejtori hekurudhash.

Trenat po kalben duke ndejt në vend, trenat nuk ecin, por kemi lokomotivë me avull prej gjasme në Tiranë. Çfarë talljeje e pashoqe!

Mire mo mirë, të gjitha gëlltiten, por si është e mundur që trena nuk ka dhe përditë njoftohen të aksidentuar nga treni!!!”