46-vjeçarja bie nga anija në detin Adriatik, gjendet duke notuar pas 10 orësh

Një histori që ngjan me fabulën e një filmi është ajo e një gruaje britanike e cila ka rënë nga një anije në detin Adriatik. 46-vjeçarja e quajtur Kay kishte qenë në bordin e një anije lundrimi norvegjeze dhe ka renë në det pak para mesnatës së të shtunës, rreth 60 milje larg bregut kroat.

Ajo ia doli të qëndronte e gjallë për orë të tëra kur u gjet mëngjesin e sotëm të kësaj të diele duke notuar për mbijetesë. Gruaja britanike ka thënë se ajo ndjehet me fat që është gjallë, ndërsa është në gjendje të mirë shëndetësore. Pasi ka renë në det, ajo ka filluar të notojë pa ditur se nga cila anë ishte bregu, por ndjenja e mbijetesës, e ka bërë të notojë me shpresën se mos ndonjë anije rastësore mund ta shikonte. Fatmirësisht uji i detit nuk ka qenë aq i ftohtë sa ta paralizonte. Ajo ka treguar se notoja dhe lutesha duke besuar te Zoti, derisa doli mëngjezi e ku shpresa mu rrit se mund të mos vdes në mes të detit. 10 orë not në det për të mbijetuar.

Falë operacionit të shpëtimit kroat, ajo u gjend dhe sot ndodhet në spital. Por është gjallë. Ky është një rast i padëgjuar deri me sot, ku një grua fillikat në mes të detit, të mbijetojë për 10 orë mes dallgëve.

Një zëdhënëse e policisë kroate tha:

Në orët e para të ditës së sotme rojet bregdetare u njoftuan se një grua kishte rënë nga anija dhe nisën një operacion shpëtimi. Jemi të kënaqur që turistja është gjallë, ajo është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm. Gruaja është nga Mbretëria e Bashkuar dhe fatmirësisht tani është e sigurt, ndërsa pret që së shpejti të bashkohet me miqtë dhe familjen.”