“Kush mendon se dëmtimi i De Bruyne na favorizon, është një idiot”

Dëmtimi i rëndë i De Bruyne, mund të ketë gëzuar rivalët në Premier League, por trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk mendon se ai do të ketë një ndikim të madh. Strategu gjerman beson se skuadra e Guardiola-s ka mjaftueshëm lojtarë të mirë për të zëvendësuar De Bruyne dhe duhet të konsiderohet favorite për të fituar Premier League këtë sezon.

“Mendoj se kushdo që mendon ashtu, për një situatë të tillë, është një idiot, për të qenë i sinqertë. Unë nuk mendoj kështu. Në radhë të parë, i uroj gjithë të mirat. E adhuroj si lojtar, e kam kërkuar me dëshpërim kur isha te Dortmund dhe ai te Chelsea, por Jose Mourinho nuk ma dha mua.

City ka opsione, ashtu siç ka pasur gjithmonë. Ata kanë marrë Riyad Mahrez, ata mund të luajnë në pozicione të ndryshme. Bernardo Silva mund të luajë në mesfushë, Foden mund të luajë në disa pozicione, Gundogan gjithashtu”, deklaroi strategu i Liverpoolit, skudër që do të jenë rivalët kryesor për titullin këtë sezon.