12 ditët e Presidentit Meta në malet e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pushimet verore i ktheu në promovim të Alpeve shqiptare. Ashtu siç e përshkruar në facebook, ku i uron ndjekësit e tij fundjavë të mbarë, se 12 ditët e pushimeve ishin një përrallë.

”Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjave të mbarë po ndaj me ju disa momente nga pushimet malore në Kosovë. U nisëm për në Prevallë por u kthyem nga një Përrallë. 12 ditë, njëra më e bukur se tjetra, në lartësi 1600 metra atje ku kryqëzohen rrymat ajrore detare e malore në zemër të Bjeshkëve të Sharrit”,-shkruan Presidenti i Shqipërisë.