Treni mori makinën para, dëshmitari: Ku është shteti? As ambulancë e as polici!

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavajë, në afërsi të Golemit.

Treni u përplas me një mjet tip Volvo, i cili ka kaluar shinat teksa treni ishte duke u afruar.

Pasi ka ardhur, treni e ka shtyrë për 100 metra, ndërsa dëshmitarët kanë parë gjithçka.

Në një bisedë telefonike me një nga dëshmitarët mësohet se ndodheshin anëtarët e një familje, ndërkohë alarmant është fakti që as ambulanca dhe as policia nuk kanë ardhur në kohë.

Sipas dëshmitarit, ambulanca ka ardhur 30 minuta pasi ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen.