“No Iphone”, si ta kesh mirë me turqit

Nga Agim Xhafka

Sa zbritëm në Antalia, rradhë pa fund në aeroport. Mund të kisha 100 turistë para.

”Do na ikë dita sot pa not”,-u mërzit gruaja.

Por vura mendjen në punë. I mora mbesës celularin e saj Samsung. I-phonin tim e rrasa në xhep, përfshiva krejt familjen dhe po i tërhiqja zvarrë drejt policit që vuloste pasaportat.

-Samsung, Samsung,-bërtisja. -No ajfon, no ajfon.

Polici doli nga kabina. E hëngra, mendova. Por…

”Bujrum abi, bujrum”,-qeshte ai. Kërciti vulat sipër e pas dy minutash hypëm në taksi. Të gëzuar drejt detit.