Merr flakë autobusi në hyrje të Shkodrës, njerëzit tmerrohen

Një autobus ka marrë flakë në hyrje të qytetit të Shkodrës, teksa nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, i cili është neutralizuar nga zjarrëfikëset.

Raportohet se nuk ka të lënduar. Në momentin e zjarrit ka patur njerëz në autobuz të cilët në panik kanë dalë jashtë duke mos pësuar dëme fatmirësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.