Dy aksidente në Qafë Thanë, plagosen 6 shetas maqedonas

Dy aksidente kan ndodhur në kohë të ndryshme në Qafë Thanë. Protagonistë kanë qenë shtetas maqedonas, mejetet e të cilëve janë përplasur midis tyre.

Për pasojë, mësohet se ka pasur 6 persona të plagosur, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar.

Burime të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bëjnë të ditur se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për personat përgjegjës

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

  • Më datë 16. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. H., vjeç 28, banues në Maliq-Korçë, me leje drejtimi, pasi në Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Yugo”, të drejtuar nga shtetasi S. V., vjeç 41, banues në Maqedoni, për pasojë është dëmtuar S. V., dhe pasagjerët O. V., e A. V., vjeç 38 e 18, banues në Strugë-Maqedoni, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 16. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G. K., vjeç 47, banues në Maqedoni, me leje drejtimi, pasi në Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi V. A., vjeç 22, banues në Maqedoni, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët V. K., B. K., dhe A. K., banues në Maqedoni, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.