Deputeti i LSI jep lajmin, Bulqiza me stadium! Qeveria të ‘sponsorizojë’ vlerën e TVSH-së

Bulqiza do të bëhet së shpejti me fushë futbolli të standarteve të certifikuara nga FIFA.

Lajmi është dhënë nga deputeti i LSI-së Përparim Spahiu.

Por ai ka ngritur cështjen e tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së, e cila duhet të paguhet në masën 20 % për të gjithë vlerën e investimit.

Këto para nuk i kemi thotë Spahiu, i cili ka kërkuar nga qeveria që të “sponsorizojë” këtë shumë për Qarkun Dibër.

Ja postimi I plotë I Përparim Spahiut

Po punohet, dhe shpejt do të fillojë ndërtimi i fushës së futbollit në Bulqizë, me ndihmën e vëllezërve Keta, Federatës së Futbollit, BALFIN GROUP dhe Bashkia Bulqizë.

Fondet janë shumë të kufizuar por do të jetë diçka me standart, çertifikuar nga FIFA.

Halli që kemi është se për të gjithë vlerën e investimit duhet të paguhet TVSH 20% tatim-taksave, para që nuk i kemi.

Do ti lutesha Ministrisë së Financave që minimalisht të “sponsorizonte” Tatim – Taksat e Qarkut Dibër për këtë vlerë.

Faleminderit!