Ajeti drejt Seria B, pritet që të stërvitet nga Nesta

Ajeti me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Torinos në sezonin e ri. Sipas “Tuttomercatoweb” qendërmbrojtësi shqiptar është pranë kalimit te skuadra e Perugias në Serinë B.

Trajneri i ekipit është Alessandro Nesta. Një mundësi e mirë për Ajetin të përfitojë nga eksperienca e një prej më të mirëve. Shqiptari duket se do të mbetet pjesë e futbollit italian, por jo e Seria A.

Tratativat pritet të mbyllen në orët në vijim. Sezonin e fundit Ajeti e mbylli te Crotone, ndërkohë që së fundmi u përfol edhe për një akord të mundshëm me Lecce-n.