Vasili: ”Ali Baba” griu 40 mln euro për WC, ndërsa për Teatrin s’ka

Shifra 40 milionë euro ose 5 miliardë lekë e qeverisë për arredimin e zyrave, vetëm për shtatë muajt e parë të këtij viti, për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, është një skandal.

Përmes një postimi në facebook, Vasili i vë emrin vjedhje këtij “investimi” dhe kreun e qeverisë Edi Ramën me ministrat e tij, i sheh si bandën e ”Ali Babës me 40 hajdutë”.

Më tej ai thotë se këto shifra publikohen në kulmin e betejës që po bëhet me qeverinë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar nga shembja me argumentin se ”qeveria nuk ka para”.