Turqit djegin dollarin amerikan

Qytetarët e Turqisë kanë reaguar në mënyra të ndryshme e deri të çuditshme në raport me monedhën amerikane, pas duelit të nisur nga Trump-Erdogan. Turqit në mënyrë demonstrative djegin tufa me dollarë për të ndihmuar që monedha vendase, lira të forcohet.

Dollari amerikan dhe lira turke janë në një luftë të fortë me njëra-tjetrën javën e fundit, qysh kur Turqia arrestoi një pastor amerikan, me akuzat se ishte u përfshirë në grushtin e shtetit në Ankara dy vjet më parë. Amerika kërkoi lirimin e pastorit, dhe kur Turqia nuk ju bind, atëherë Trump vendosi sanksione ekonomike duke dyfishuar tarifat e importit të celikut dhe aluminit turk.

Kjo solli menjëherë dobësimin e monedhës turke lira dhe formimin e dollarit, por Erdogan nuk ndenji duarkryq. Me një dekret, presidenti turk rriti tarifat për produktet amerikane: mbi makinat në 120 për qind, pijet alkoolike në 140 për qind dhe duhanin në 60 për qind.

Kjo betejë duket se po kalon kufijtë e emocionales, duke rrezikuar të prodhojë një bosh të ri konflikti që mund të frenojë ekonominë turke, dhe nëse pastori nuk lirohet, situata të vijojë të jetë e tensionuar, teksa Turqia ka thënë hapur se po kërkon aleatë të rinj, duke vëzhguar Rusinë, kjo e fundit si gjithnjë, e gatshme për të shtuar influencën e saj.