Shehu: Zgjedhjet e ’92-t, PPSH kishte sigurimin e shtetit! Ishte plebishit kundër diktaturës!

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ndaj librit të Ylli Xhabirit, i cili shkruan se “zgjedhjet e Marsit 1992 u manipuluan nga PD!”

Shehu i ka quajtur absurde dhe gënjeshtra monstruoze këto pretendime.

Si mund të manipulonte zgjedhjet PD kur Partia e Punës ishte ishte akoma ne fuqi, kishte akoma Sigurimin e Shtetit, nje mekanizem te tere shtypje, financimi, propagande, indokrinimi etj, shkruan në reagimin e tij deputeti demokrat.

Ja reagimi i plotë i Tritan Shehut

Nje reagim per hir te se vertetes, perndryshe genjeshtra perhapet…
Z. Ylli Xhabiri ne librin e tij kerkon te shperndaje mjegullnajen “vrastare” ndaj demokracise, se zgjedhjet e vitit 1992 u manipuluan nga PD.
Dhe per kete ai publikon nje tregim “policesk”, por krejt infantil ky, te cilin e gjej te shperndare ne disa media sot.
Absurditet i vertete!
I paskesmi manipuluar neve ato zgjedhje, kur PPSh ishte akoma ne fuqi, kishte akoma Sigurimin e Shtetit, nje mekanizem te tere shtypje, financimi, propagande, indokrinimi etj.
Genjeshter monstruoze kjo!
Zgjedhjet e 1992 u fituan nga PD duke u kthyer ne nje vote plebishitare popullore kunder diktatures, izolimit, varferise, shtypjes, kunder atij rregjimi kriminal gadi 50 vjecar.
Ndoshta nuk ja vlente te pergjigjesha, por mendova se “balta” mund te krijoje nje “barriere” te vertete nqs nuk pastrohet e lejohet te grumbullohet.