Sekretet e fotove perfekte që bëjnë blogeret në Instagram

Shumica e blogereve të Instagram-it, duhet sikur udhëtojnë gjatë gjithë kohës, kanë jetën perfekte dhe dyer të hapura në çdo moment.

Dita e tyre duket sikur fillon me mëngjesin perfekt në një nga ballkonet e Parisit dhe përfundon me një gotë shampanjë diku në vendet më të lakuara nga njerëzit.

Por…janë thjesht foto! Ato sigurisht kanë një strategji të tyren, sepse siç mund ta keni dëgjuar, jeta e vërtetë është shumë ndryshe. Si ja bëjnë që shkrepin foton perfekte?

1. Ato nuk qëndrojnë në një shtëpi të vërtetë kur udhëtojnë.

Shtëpia e tyre është një valixhe e paketuar. Gjatë kohës që janë jashtë punës, shumë prej tyre qetësohen në ndonjë hotel me çmime shumë ekonomike dhe pastaj bëhen gati për të udhëtuar sërish.

2. Ka kaq shumë rregullime në një foto të vetme!

Shpesh janë blogeret ato që thonë se sa më pak editim në foto aq më mirë. “Sekreti është drita natyrale dhe vendi i duhur”. Por, kjo është thjesht një këshillë teorike, pasi në të vërtetë fotot përpunohen dhe filtrhen shumë.

3. Ato zgjohen bashkë me diellin për të bërë foto!

Ndriçimi i mëngjesit është gjithnjë ai më i miri dhe padyshim fotoja perfekte shkrepet më shpejt.

4. Pothuajse kurrë nuk vendosin çmime të veshjeve që mbajnë.

Shumë prej tyre blejnë rroba dhe më pas i kthejnë ato. Në një ditë të vetme, mund të ndërrohen disa herë dhe e bëjnë të duket sikur janë bërë disa sesione fotosh.

5. Përballen me kaq shumë incidente dhe të papritura, por thjesht nuk i postojnë!

Netë pa gjumë, vrap nëpër aeroporte, sende të humbura dhe shumë fluturime të humbura. Këto ishin vetëm fillimi i listës!