Modelja e famshme angazhohet në fushata bamirësie me Unicef

Kemi parë që shumë të famshëm përveç faktit se kanë mijëra fansa në të gjithë botën dhe fama e tyre vjen si shkak i suksese që arrijnë me performancat e tyre, të jenë edhe shumë altruistë përsa i përket ndihmave që ofrojnë për persona në nevojë.

Këtë herë në qendër të vëmendjen kemi divën e modelingut Gigi Hadid, e cila përveçse është e admiruar për linjat e saj si imazh i shumë kopertinave të magazinave nga më në zë, këtë herë na ka treguar se është angazhuar në fushata bamirëse me organizatën Unicef.

Me një foto të treguar në Instastory, Gigi ka treguar se është nisur për të ndërmarë fushatën e saj të bamirësisë në bashkëpunim me Unicef

Image