Makina përplaset me bordurën dhe shpërthen në flakë, shoferi po lufton me vdekjen

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku një automjet ka shpërthyer në flakë pas përplasjes në bordurë.

Episodi është shënuar rreth orës 16:43në Prezë, ku mjeti me targë AA724OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge.

Pas kësaj, makina ka shpërthyer në flakë të fuqishme.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., është nxjerrë menjëherë nga mjeti dhe është dërguar për mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.