Lukaku befason të gjithë, paralajmëron largimin nga Belgjika

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, i ka befasuar të gjithë ku ka deklaruar largimin nga skuadra e Belgjikës, menjëherë pas përfundimit të evropianit në vitin 2020. Lukaku ishte ndër lojtarët më të mirë të Kupës së Botës në Rusi, duke e ndihmuar Belgjikën të arrijë vendin e tretë, menjëherë pas Francës dhe Belgjikës. Ky turne me shumë mundësi do të jetë i fundit për të në një Kupë Bote, pasi gjatë një intervistë ai ka deklaruar se nuk do të luajë në Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

“Pas Evropianit mendoj se do të tërhiqem. Jam 25 vjeç, akoma nuk jam në moshën ideale për një sulmues. Por ka shumë sulmues të mirë te Belgjika dhe mund të jetë momenti i tyre. Tani në futboll, paratë fitohen në moshë të re, 12 apo 13-vjeçare. Kjo gjë të bën më pak më të motivuar për të vazhduar. ”

Lukaku është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Belgjikës me 27 gola në 51 ndeshje.