Ish-ylli i Interit thumbon Juven: Nuk e fitojnë Championsin edhe me Ronaldon!

Një ndër protagonistët e tripletës së Interit në vitin 2010, Wesley Sneijder beson se Juventusi nuk do të triumfojë në Champions League. Në një intervistë për “Bein Sports”, holandez ka thumbuar bardhezinjtë.

“Jo, nuk besoj se Juventusi do ta fitojë Championsin. Nuk bëhet fjalë që ndryshimin ta bëjë një lojtar i vetëm. Juventusi ka luajtur mirë në Champions në vitet e fundit, por nuk besoj se një lojtar do të ndryshojë gjithçka dhe do ta çojë këtë skuadër në fitimin e këtij kompeticioni.

Ka skuadra më të forta se Juventusi në Champions. Them se Juventusi do të fitojë një tjetër titull dhe do të isha i surprizuar, nëse nuk do ta fitojë kampionatin. Për Championsin i duhet të bëjë më shumë”, u shpreh Sneijder.