Humbja në Superkupë i shkakton probleme Navas

Humbja në Superkupën e Europës ka zbardhur disa nga problemet e Real Madridit, por në veçanti për portierin Keylor Navas i cili ka pësuar katër herë kurse portieri i ri Thibaut Courtois shikonte nga publiku. Rezultati në Tallinn i komplikon edhe më shumë situatën e portierit të Real Madridit dhe e dëmton vendin e Navas në formacionin bazë të Julen Lopetegui.

Lopetegui vendosi ta aktivizonte titullar në finalen e Superkupës, Navasin, duke e lënë jashtë Courtois për shkak se belgu nuk ka arritur që të stërvitet ende me skuadrën dhe nuk ka luajtur prej një muaji.

Pas këtij rezulutati do të fillojë një periudhë reflektimi te trajneri i madrilenëve për ndeshjen e radhës kundër Getafes, ku do të vendos për numrin 1 të tij. Humbja ka shkaktuar mërzi te e gjithë skuadra, por për Navas kjo do të thotë se ai nuk është në avantazh me belgun për një vend në formacionin e parë.