Tragjedia në Genova, reagon kryeministri Rama: Ka copëtuar zemrën e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Genova ku humbën jetën dhjetëra njerëz. Ai ka shkruar në italisht në Twitter duke etiketuar kryeministrin italian Giuseppe Conte.

Rama thotë se tragjedia e Genovas ka copëruar zemrën e Shqipërisë dhe se për shqiptarët të gjithë ishin vëllezër dhe motra.

“Tragjedia e Genovas ka copëtuar zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me ankth orë pas ore bilancin shkatërrues të jetëve të humbura dhe përpjekjet e shpëtimtarëve. Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne të gjithë ishin vëllezhër dhe motra @GiuseppeConteIT”, shkruan Rama.