Si po rindërtohet ura e Mamurrasit që u shemb, ministri Gjiknuri publikon fotot

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka publikuar foto nga ecuria e punës për rindërtimin e Urës së Drojes në Mamurras, e shembur në fillim të dhjetorit të muajit të kaluar.

“Brenda pak javësh, përfundimi i këtij investimi do të bëjë të mundur që kjo urë të rikthehet me standardet më të larta dhe të jetë në ndihmë të gjithë komunitetit e bizneseve të zonës” shkruan Gjiknuri në një postim në rrjetet sociale.

Ura e Drojës në Mamurras lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën.