Shqiptarëve nuk iu dhimbset jeta, gjoba 95 shoferëve me celular në timon. Ja shkeljet që bëhen më shumë

Plot 95 shoferë janë gjobitur nga policia rrugore në kryeqytet pasi janë kapur duke folur në telefon gjatë drejtimit dhe kjo brenda 48 orësh. Dhe kjo nuk është shkelja e vetme e rregullave të qarkullimit e kryer prej tyre.

Policia Rrugore e Tiranës, me efektivë me unformë dhe civilë vazhdon kontrollet, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës.

Shkeljet e vëna re më së shumti janë përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit’ qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj;

Kontrollet e policisë janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike, të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht:

• 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari
• 58 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
• 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit
• 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik
• 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori
• 82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera
• Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi
• Jane arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

“Duke ju uruar një ditë të mbarë, ju kujtojmë se Para se të nxitoni për të shkelur rregullat, mos harro 🚔👮‍♀👁👁✍”, thotë policia.