Manjani: I qenka copëtuar zemra Ramës për Genovën, po për Selenicën?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot ndaj mesazhit të kryeministrit Edi Rama për ngjarjen në Genova të Italisë. Manjani e cilëson Ramën si hipokrit, për shkak se nuk tha asnjë fjalë ngushëllimi për 8 viktimat e masakrës së Selenicës.

“I qenka “copëtuar zemra” udhëheqësit për tragjedinë e Genovës! Për tragjedinë e Selenicës dhe tragjedi të përditshme në Shqipëri i bëhet zemra mal!

Turp e faqe e zezë! Hipokrizi bajate!”,- shkruan Manjani.