Courtois mungon në Superkupën e Europës, ja arsyeja që nuk sfidon ish-ekipin

Portieri i ri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të duhet të pres ende për të bërë debutimin me skuadrën e tij të re për këtë sezon. Ai nuk do të debutojë sonte kundër Atletico Madridit në Superkupën e Evropës pasi klubi mretërornuk e ka regjistruar për këtë ndeshje brenda afatit kohor.

Portieri belg u transferua në Real Madrid për 35 milionë euro dhe këtë javë është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen kundër ish-klubit të tij, Atletico Madridit.

Në mungesë të tij, portën e Real Madridit do ta mbrojë Keylor Navas, i cili do të ketë një shans të mirë për të treguar vlerat e tij. Sa i përket Courtois, ai ka një lidhje të fortë me Atleticon, pasi atje është aktivizuar për 3 sezone, ku bëri edhe hapin cilësor në karrierën e tij.