70 plumba dhe tritol familjes Halili, policia ka dy pista

Policia ka zbuluar se automjeti i cili u gjet i djegur në Fushë-Krujë mëngjesin e së martës, ishte vjedhur në Vlorë në korrik të 2016-s. Fouristrada u përdor për të larguar atentatorët nga Kamëza, që më herët kishin terrorizuar familjen Halili, duke qëlluar me 70 plumba e më pas me shpërthimin e tritolit.

Fuoristrada “Mercedes-Bezn, ML”, ishte denocuar grabitur në qytetin bredetar nga pronari i saj në gusht të 2016. Për ngjarjen, u shoqëruan 7 persona në Komisariatin nr.5, të Kamzës dhe pas marrjes në pyetje u lanë të lirë.

Vëllezërit Shkëlqim dhe Klevis Halili, të cilët janë edhe pronarët e kompleksit ku ndodhi shpërthimi me lëndë palsëse, nuk e kanë ndihmuar grupin hetomor, duke mos dhënë shumë hollësira për konfliktet e tyre në të kaluarën. Ata janë mjaftuar me faktin se, gëzojnë respekt dhe në ambientin e lokalit të tyre nuk ka pasur sherre.

Pistat që po hetohen janë dy. E para lidhet me të kaluarën e vëllezërve Halili jashtë vendit, ndërsa tjetra është konkurenca në biznesit në zonën e Kamzës.