Willian sulmon keq Conten: Me Sarrin argëtohemi, me të do …

Sezoni i Chelsea-t sapo ka filluar, teksa tashmë ndihet një erë e re. Ndryshimi më i qartë ka ardhur padyshim në stol, ku Antonio Conte u zëvendësua nga Maurizio Sarri. Mesfushori Willian ka bërë dallimin mes trajnerëve në një intervistë për mediat angleze.

“Që kur erdhi,  ai është një tjetër muzikë. Ai na thotë që të argëtohemi kur luajmë, është një mënyrë tjetër e konceptimit të futbollit. Unë dua të qëndroj tek Chelsea dhe do të largohem vetëm nëse drejtuesit do të duan. Nëse do të qëndronte Conte, me siguri që do të largohesha”, deklarapo Willian.

Fjalë të forta këto nga mesfushori brazilian, pasi në epokën e Contes u fitua një Premier League dhe një FA Cup. Gjithsesi me ardhjen e Sarrit, një nga lojtarët mendon se tashmë në ekip ka një tjetër muzikë. /Koha Jonë/