Vasili: Një pyetje për shkollëpakun

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për projektin e rrugës së Milotit, i cili sipas kryeministrit Edi Rama ndikon në turizëm.

Vasili shpreh se dy akset kryesore që do të ndikonin në turizëm janë by Pasi-n e Fierit dhe të Vlorës, të cilët ende nuk kanë nisur të ndërtohen.

Shkollëpaku ngatërron gjeografinë. Shkollëpaku kryeministër hedh video për nyjën rrugore te përmirësuar të Milotit dhe thotë se ka rëndësi për turizmin.

Shkollëpaku për vete po pushon në bregdetin e Jonit. Një Pyetje për shkollëpakun:  Si do të shkojnë turistet në Jon pa By Pasi-n e Fierit dhe të Vlorës që nuk ekzistojnë gjëkundi ? Apo me helikopter siç shkon Shkollëpaku“,- shkruan Petrit Vasili.