Upton: Shtatzënia më dha arsye të re të vlerësoj trupin tim

Modelja e njohur dhe aktorja, Kate Upton, është duke pritur fëmijën e saj të parë me yllin e bejsbollit.

Upton ka thënë se shtatzënia i ka dhënë “një arsye të re për të vlerësuar trupin e saj”.

Ajo pret fëmijën e saj të parë me Justin Verlander, ylli i bejsbollit, transmeton ksp.

“Isha shumë e sëmurë në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe ishte shumë e vështirë të kaloj nëpër këtë sesion fotografik, por jam shumë mirënjohëse që pata një ekip kaq të madh rreth meje dhe tani kam një arsye të re për të vlerësuar trupin tim!”, ka shkruar Upton në Instagram.

Çifti njoftoi fejesën e tyre kur Upton tregoi një unazë në tepihun në Met Gala në vitin 2016 dhe ata u martuan në Itali në nëntor të 2017-ës.