Tragjedia në Gjenova, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi Presidentit Mattarella

Presidenti i Republikës Ilir Meta i shpreh ngushëllimet homologut të tij italian për jetët e humbura në tragjedinë e sotme në Gjenova, ku të paktën 35 persona dhe dhjetëra të tjetër mbetën të plagosur nga shembja e urës “Morandi”, në rajonin e Ligurias.

Në mesazhin e tij Presidenti Meta shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritetin e popullit shqiptar për familjet e viktimave, si dhe uron për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe.

Mesazhi i Presidentit Meta

I dashur President Mattarella,

Jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas.

Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas, dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.

Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe.