Shembja e urës në Genova, deputeti i PD-së: Dhimbje për tragjedinë e sotme në Itali

Deputeti i PD-së Tritan Shehu iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ngjarjen e rëndë që tronditi sot Italinë, ku një urë u shemb në Genova.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shehu shprehu solidaritet për ngjarjen, ndërsa i drejtoi ngushëllime familjeve të viktimave.

Kujtojmë se deri më tani 35 persona kanë humbur jetën ndërsa 13 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë që 10 persona rezultojnë ende të zhdukur.

MESAZHI I SHEHUT
Të gjithë dhimbjen për tragjedinë e sotme në Itali.
Të gjithë solidaritetin popullit e institucioneve italiane.
Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat, shërim të shpejte e te plote per te plagosurit.
Tutto il dolore per la tragedia di oggi in Italia.
Tutta la solidarietà con il popolo e i istituzioni italiani.
Le più sincere condoglianze per le vittime, veloce e completo guarigione per i feriti.