Pas aventurës së suksesshme tek Napoli, Maurizio Sarri tashmë ka nisur një epokë të re në karrierën e tij, me Chelsea, por ka një problem të pazakontë.
Ai ishte mësuar të pinte cigare ore e sekondë në Itali, por në Angli situata ka ndryshuar totalisht. Përdorimi i duhanit në ambientet sportive është kategorikisht i ndaluar në Angli.
Kështu, trajnerit italian iu desh që të gjente një zgjidhje tjetër për të hequr stresin në fushë. Ai u fotografua në ndeshjen e fundit duke përtypur në gojë filtrin e një cigareje. Nuk dihet nëse filtri brenda ka patur nikotinë apo Sarri e ka mbajtur thjesht si element anti-stres duke qenë se cigare nuk ndizte dot.