Ramos thumbon keq Ronaldon dhe Klopp para finales së Superkupës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos në prag të finales së Superkupës së Europës është shprehur se madrilenët mund të fitojnë trofe edhe pa Cristiano Ronaldon.

“Ne kemi krijuar një grup, kyçi i çdo suksesi ka qenë gjithmonë familja unike. Kemi humbur një futbollist të rëndësishëm që mund të prish ekuilibrat, por nuk do të ndalemi së fituari për këtë fakt. Klubi vjen para çdo lojtari, kushdo të jetë ai, duke përfshirë edhe atë që përfaqëson Cristiano. Reali nuk do të ndalet së fituari”.

Më pas Ramos është pyetur për duelin me Salah në finalen e Championsit duke i kthyer edhe një përgjigje Klopp, i cili e kritikoi para disa ditësh.

“Nuk dua të vazhdoj të këmbëngul në këtë argument, e kam thënë atë që mendoj. Nëse kjo gjë shërben për t’u justifikuar për humbjen e një finale, beh, nuk është e para që ai humbet. Por nuk ka rëndësi, unë e konsideroj si një nga trajnerët më të mirë në botë, dhe në fakt e kam votuar, kështu ndoshta ndihet pak më i qetë”, deklaroi Ramos./Koha Jonë/