PSG bën gati 120 milionë euro për të transferuar yllin e Tottenham

PSG kërkon të bëjë një goditje të madhe në merkato e kësaj vere. Klubi francez është gati për të transferuar Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 120 milionë euro.

Mesfushori ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me londinezët, ndërkohë që diskutimet vazhdojnë ende, e për këtë arsye disa nga klubet më të fuqishme të Europës janë gati të bëjnë çmendurira për ta pasur danezin në grup.

Humbja e 26-vjeçarit do ti kushtonte shumë Mauricio Pocchetinos, i cili nuk do të humbiste vetëm një lojtar kyç të skuadrës, por as nuk do të ketë mundësinë ta zëvendësojë me një blerje tjetër.

Eriksen ka ende 2 vjet kontratë me Spurs, por në ndryshim nga yjet e tjerë të skuadrës si Harry Kane, Dele Alli apo Davinson Sanchez ai nuk ka nënshkruar akoma për një rinovim. Interesim për të ka edhe nga Real Madridi.