Nudot e një gruaje që vlejnë miliarda

Marie-Thérèse Walter nuk ishte thjesht e dashura e Pikasos, por dhe mikja e tij më e ngushtë. Historianët e artit vijojnë të gjejnë ndikimin që ajo ka lënë në veprat e artistit duke u shfaqur si një nga femrat që e shndërroi dashurinë për të në kërkimin e artit.

Ajo ishte modelja dhe më vonë do të bëhej nëna e vajzës së tij Maya Widmaier Picasso. Ata u njohën kur ajo ishte 17 vjeçe ndërsa piktori 45 dhe ende jetonte me Olga Khokholva. Më 8 janar 1927 Marie u takua me Pikason në një galeri në Paris. Sipas Herbert Schwartz biograf ata u takuan në janar të vitit 1925 .

Ndër pikturat që I realizoi Maries veçohen nudot e pafundme që ia bëri kudo në shtëpi. Një nudo e realizuar më 1932 do të shënonte rekord shitjeje. Në 1999 ajo është blerë për plot $45.1 million. Kjo nudo në kolltukun e zi shfaq shumë gjallëri dhe përfaqëson pjellorinë. Aty dallohet portreti I dashur I Marie-Thérèse Walter.

Një tjetër nudo e saj është shitur një vit më parë në ankand 106.5 milionë dollarë. Nudo, gjethe e gjelbër dhe busti, realizuar vetëm në një ditë, po në vitin 1932 . Kjo është një tjetër sekuencë e punimeve që tregojnë dashurinë e artistit për muzën e tij, Marie-Therese Walter.