Njerëzorja përballë inteligjencës artificiale

Në Amazon ka dalë në në shitje libri, “Humanity 2.0 vs Golem 2.0”, i shkruar nga amerikani Kenneth Tingey, polaku Miroslaw Manicki dhe shqiptari i Kosovës, Neshad Asllani.

Çka është humane dhe çka është Golem? A do të bëhet njeriu rob i makinës? Apo makina do të mbetet në shërbim të njeriut?

Libri që është publikuar në gjuhën angleze flet pra për humanitetin, zbehjen apo forcimin e tij në shekullin XXI. Aty flitet po ashtu për përpjekjet dhe rrezikun e vazhdueshëm të njeriut për të krijuar një kopje të tij (Golem), e cila do të asistojë apo zëvendësojë njeriun në punët e tij të përditshme.